Site icon Telegrafi

Pirlo synon transferimin e Giroudit te Juventusi

Menaxheri i Juventusit, Andrea Pirlo ende e admiron sulmuesin Olivier Giroud, por klubi italian nuk po i jep përparësi transferimit të tij këtë verë.

Francezi pritet të largohet nga Stamford Bridge, pasi ka rënë në hierarkinë e zgjedhjeve të sulmit nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel.

Giroud është jashtë kontratës në vitin 2022, kështu që Chelsea synon të fitojë para nga shitja e tij kur të hapet afati i transferimeve të verës.

Lexo po ashtu Giroud do të largohet, Chelsea pritet ta zëvendësojë me Belottin

Sipas mediumit Calciomercato, Juventusi ka përparësi të tjera përveç Giroud pas një sezoni të dobët nga standardet e tyre të larta të sezoneve të kaluara.

Kjo nuk do të thotë që një marrëveshje nuk do të përfundojë për 35-vjeçarin, i cili është ende shumë i vlerësuar nga trajneri Pirlo.

Transferimi i Giroud mund të kushtonte rreth pesë milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version