Telegrafi

Pirlo: Sulmuesi i ri nuk është prioritet për Juven

(Foto: Instagram/andreapirlo21)

Andrea Pirlo ka thënë se transferimi i një sulmuesi nuk është prioritet për Juventusin, edhe nëse Paulo Dybala vazhdon të ketë probleme me gjurin.

Zonja e Vjetër fitoi ndaj Bolognas të dielën me dy gola të shënuar nga mesfushorët, Arthur dhe Weston McKennie, ndërsa trajneri ka theksuar se lojtarët e tij duhet të jenë më efektivë para portës dhe më pas ka diskutuar për strategjinë e transferimeve në afatin kalimtar të janarit.

“Nuk kemi nevojë për sulmues të ri”, ka thënë Pirlo në konferencën për shtyp, transmeton Football Italia.

(Foto: Instagram/paulodybala)

“Jemi duke e monitoruar situatën, por sulmuesi i ri nuk është prioritet”, ka shtuar trajneri duke folur më pas për gjendjen e Dybalas.

“Ai po përpiqet të përmirësohet, ka probleme me gjurin e tij. Do ta vlerësojmë ditë pas dite”, është shprehur Pirlo. /Telegrafi/