Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka publikuar listën me 21 futbollistë të ftuar për përballjen ndaj Barcelonës në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Leonardo Bonucci mund të fillojë ndeshjen e kësaj mbrëmje kundër Barcelonës pasi mbrojtësi italian është përfshirë në listën e Zonjës së Vjetër për t’u përballur me Blaugranat.
Bonucci kishte marrë një dëmtim të vogël muskulor të dielën kundër Hellas Verona dhe u stërvit dje përveç pjesës tjetër të ekipit.
Megjithatë, përfaqësuesi italian, duket se është rikuperuar nga dëmtimi i tij pasi ai është përfshirë në listën e skuadrës së Pirlo për t’u përballur me Barcelonën.
Mungesa e madhe e Bianconerëve është ajo e yllit portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ende rezultat pozitiv me COVID-19, ndërsa tash e një kohë mungon edhe Giorgio Chiellini shkaku i lëndimit.
⚪⚫ 𝗥𝗘𝗔𝗗𝗬 𝗙𝗢𝗥 𝗔 𝗨𝗡𝗜𝗤𝗨𝗘 𝗦𝗛𝗢𝗪! 🔵🔴
⭐️ @ChampionsLeague
🆚 @FCBarcelona
🏟 Allianz Stadium
⏰ 21:00 CET
📲 #JuveBarça #JuveUCL pic.twitter.com/w2Pwvvrube— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 28, 2020
Lista e skuadrës së Juventusit:
Portierë: Szczesny, Buffon, Pinsoglio
Mbrojtësit: Danilo, Cuadrado, Bonucci, Demiral, De Winter, Frabotta, Riccio
Mesfushorët: Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski
Sulmuesit: Morata, Dybala
/Telegrafi/
⭐📝 #𝐔𝐂𝐋 𝐒𝐐𝐔𝐀𝐃 𝐋𝐈𝐒𝐓 𝐈𝐍! 👊
The Bianconeri selected for ⚪⚫ #JuveBarça 🔵🔴#JuveUCL #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/yDKQTurfmo
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 28, 2020