Legjenda italiane, Andrea Pirlo pohoi se Juventusit i mungon një lojtar i klasit të Iscos për të fituar Ligën e Kampionëve.
Ai gjithashtu beson se Mauricio Pochetino ka një identitet që i përshtatet klubit të Torinos.
Menaxheri i Tottenham Hotspurs, i cili këtë sezon ka arritur të dërgoj klubin londinez në finalen e ligës më prestigjioze evropiane për klube, raportohet se mund të merr drejtimin e klubit torinez.
“Pochetino ka një identitet sikur të Juventusit. Ai është një trajner modern i cili ishte në Angli për një kohë të gjatë. Ky modernizm nuk i referohet vetëm për stilin e lojës, por për të gjithë. Ai vjen nga një futbollin spanjoll, i cili është një kombinim i çdo gjëje”, ka thënë Pirlo, një raporton “Sky Sports Italy”.
Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit gjithashtu foli për të metat e Zonjës së Vjetër.
“Sipas mendimit tim, ata kanë nevojë për Iscon. Serie A nuk është më prioritet i Juventusit, por ata duhet ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Ata sollën Cristiano Ronaldo, i cili nuk ka kusht ta furnizojë me topa”, tha ai.
Juventusi u pezullua këtë sezon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke u eliminuar nga Ajaxi. /Telegrafi/