Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka thënë se Zonja e Vjetër nuk po kërkon hakmarrje kur ata përballen me Interin në gjysmëfinalet e Coppa Italia, pasi sipas tij loja në kampionat është harruar.
Trajneri i Bianconerëve foli në një konferencë shtypi pas fitores 4-0 ndaj SPAL-it në çerekfinale, e cila i kualifikoi tutje ku do të ndeshen me rivalët e Interit në gjysmëfinale të garës.
Por, Pirlo ka thënë se ndeshjen gjysmëfinale të Coppa Italia nuk janë hakmarrje pas 2-0 humbjes në Serie A.
“Ndeshja në Milano ishte në ligë dhe është harruar”, ka thënë fillimisht Pirlo.
“Ne do të përballemi në ndeshjet e Coppa Italia me shumë dëshirë për të arritur në finale”.
“Janë ndeshje të ndryshme, ne e anulojmë atë nga e diela e kaluar dhe përgatitemi për tjetrën”, përfundoi italiani.
Juventusi aktualisht po përgatitet për ndeshjen kundër Sampdorias në Serie A të shtunën dhe gjendet shtatë pikë prapa liderëve të Milanit me një ndeshje më pak. /Telegrafi/