Site icon Telegrafi

Pirlo: Giroud do t’i hynte në punë Juves

(Foto: Instagram/giroud918)

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka mbështetur idenë për transferimin e sulmuesit të Chelseat, Olivier Giroud.

Zonja e Vjetër nuk është në një situatë të mirë në kampionat, pasi ndodhet 10 pikë prapa liderit Milan dhe natyrisht se planet janë që skuadra të përforcohet në janar.

Graziano Pelle dhe Giroud janë opsionet e Bianconerëve për fazën ofensive, ndërsa sulmuesi francez ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge.

(Foto: Instagram/giroud918)

34-vjeçari dëshiron të qëndrojë te Blutë së paku deri në fund të sezonit, ndërsa Pirlo nuk e ka mohuar faktin se lojtari ka tërhequr interesimin e trajnerit.

“Ai do të na shërbente! Tashmë kemi biseduar me klubin se cfarë duam dhe nëse ekzistojnë mundësitë. Ndoshta një sulmues që mund të ndërrohet me sulmuesit tanë”, ka deklaruar trajner i Juves për DAZN. /Telegrafi/

Exit mobile version