Telegrafi

Pirlo emëron pesë skuadrat favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

Andrea Pirlo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Andrea Pirlo është një nga emrat më të mëdhenj në botën e futbollit dhe kështu çdo opinion i tij duhet marrë seriozisht.

Së fundmi italiani është pyetur për skuadrat favorite që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.

Ikona e shumë klubeve të mëdha ka befasuar duke mos i futur në grupin e favoritëve kampionët aktual, Real Madridin.

Andrea Pirlo gjatë një ndeshje miqësore (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Juvenusi së bashku me Liverpoolin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Bayern Munichun”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia i pyetur për skuadrat favorite për titull.

“Pak a shumë këto janë skuadrat. Edhe pse kampionati është gjë në vete, Juventusi ka treguar se është një apo dy hapa mbi të tjerët”.

Lexo po ashtu Interi një klub që gjithmonë gabon me shitje – Nga Bergkamp e Ronaldo te Pirlo e Coutinho, yjet që shkëlqyen pas shitjes (Foto)

39-vjeçari aktualisht është pensionuar, ndërsa skuadra e tij e fundit ishte ne MLS, New York City.

Ai në të kaluarën ishte edhe pjesë e Interit, Milanit, Juventusit, por edhe Regginas dhe Brescias. /Telegrafi/