Andrea Pirlo është një nga emrat më të mëdhenj në botën e futbollit dhe kështu çdo opinion i tij duhet marrë seriozisht.
Së fundmi italiani është pyetur për skuadrat favorite që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.
Ikona e shumë klubeve të mëdha ka befasuar duke mos i futur në grupin e favoritëve kampionët aktual, Real Madridin.
“Juvenusi së bashku me Liverpoolin, Barcelonën, Manchester Cityn dhe Bayern Munichun”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia i pyetur për skuadrat favorite për titull.
“Pak a shumë këto janë skuadrat. Edhe pse kampionati është gjë në vete, Juventusi ka treguar se është një apo dy hapa mbi të tjerët”.
39-vjeçari aktualisht është pensionuar, ndërsa skuadra e tij e fundit ishte ne MLS, New York City.
Ai në të kaluarën ishte edhe pjesë e Interit, Milanit, Juventusit, por edhe Regginas dhe Brescias. /Telegrafi/