Site icon Telegrafi

Pirlo: Dua të bëhem trajner ose drejtor, këta janë trajnerët më të mirë me të cilët kam punuar

Andrea Pirlo nuk e ka vendosur ende se a do të jetë trajner apo drejtor në të ardhmen.

Mesfushori i dha fund karrierës në ndeshjen e fundit që e zhvilloi me skuadrën aktuale të tij New York City në MLS.

“Do të qëndroj në New York deri në fund të vitit, për t’i pritur fëmijët që të jenë gati për një start të ri në Itali”.

“Nuk e kam vendosur se a do të jem trajner, pasi idetë e mia nuk janë ende të qarta. Do të shkoj në Coverciano (shkolla  famshme italiane për trajner), për kursin e trajnerit, por nuk e di se çfarë do të ndodh”.

“DO të më pëlqente të bëhesha drejtor po ashtu, sepse e dashuroj të shikojë ndeshje, të kuptoj më shumë rreth kampionateve dhe të përcjellë lojtarë të ri. Ta shohim”.

“Të gjithë trajnerët që kam punuar kanë lënë gjurmë te unë. Mircea Lucescu besoi në mua kur isha 15 vjeç, Gigi Simoni te Interi ishte i rëndësishëm, Carlo Mazzone ma ndryshoi pozicionin, pastaj edhe Marcello Lippi, Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte që ishte i rëndësishëm”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/

Exit mobile version