Telegrafi

Pirlo: Aaron Ramsey do të ishte blerje e madhe për Juventusin

Aaron Ramsey do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Juventusin, thotë ish-mesfushori i klubit, Andrea Pirlo.

Ramsey është i vendosur të largohet nga Arsenali në fund të sezonit pasi vetë klubi e ka tërhequr ofertën për rinovimin e kontratës.

Kampionët e Serie A, Juventus mbeten të interesuar dhe janë në mesin e shumë klubeve evropiane që i dëshirojnë shërbimet e Ramseyt, pasi ai mund të merret si transferim i lirë.

Pirlo beson se Juventusi, që nënshkroi Emre Canin duhet të bëjë njëjtë me uellsianin.

“Ramsey është një blerje e madhe”.

“Juventusi po përgatit një tjetër marrëveshje të shkëlqyer, ai është një lojtar i fortë dhe mund të bëjë shumë mirë”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia.

Megjithatë, Juve duhet të bëjë me konkurrencën e fortë të Paris Saint-Germain. /Telegrafi/