Telegrafi

Pique shpjegon arsyen e postimit me Neymarin në rrjetet sociale dhe pyet brazilianin: Dëshiron më shumë paratë apo titujt?

E ardhmja e Neymarit te Barcelona është tema më e përfolur në botën e futbollit aktualisht.

Për këtë ka folur edhe një herë Gerard Pique para El Clasicos në Miami.

Lexo po ashtu Aludimet e para për arsyen e përleshjes ndërmjet Semedos dhe Neymarit (Foto/Video)

“Varet se çfarë Neymar dëshiron pasi ai mund të luajë në secilin klub në botë. Në PSG, Chelsea apo City. Të gjithë klubet e mëdha e duan, pra është për prioritetet”.

“Dëshiron më shumë paratë apo titujt?”, ka vazhduar Pique duke e pyetur publikisht anësorin brazilian.

“Aktualisht ai nuk po arrin të vendos dhe ne po mundohemi ta ndihmojë. Ata që janë më të afërt me atë po tentojnë ta ndihmojnë që ai të merr vendimin e duhur”.

Lexo po ashtu Nga Titanic te Lamborgini, gjërat që mund t’i blini me 222 milionët e PSG-së për Neymarin (Video)

“Postimi ishte për ta shtytur atë të qëndrojë”, ka thënë spanjolli për fund duke e shpjeguar dhe arsyen e postimit të tij në rrjetet sociale, ku në një fotografi me Neymarin kishte vendosur përshkrimin ‘qëndron‘. /Telegrafi/