Pak përpara El Clasicos së parë të sezonit, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka vendosur ta kritikojë presidentin, Jose Maria Bartomeu, në një intervistë e cila u botua në edicionin e sotëm të së përditshmes katalanase La Vanguardia.
Pique ka qenë i qetë që nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve nga Bayern Munich në gusht dhe gjithashtu qëndroi i heshtur kur Lionel Messi njoftoi se planifikonte të largohej nga klubi disa javë më vonë.
Megjithatë, Pique tashmë ka shpërthyer dhe nuk ka kryesuar aspak kritikat drejtuar Bartomeut, vetëm disa orë para El Clasicos ndaj Real Madridit.
Në intervistën për La Vanguardia, Pique fillimisht pretendoi se marrëdhënia e tij me presidentin mund të ishte e përzemërt përpara se të lëshonte një sulm të fortë ndaj tij.
“Është një turp absolut që klubi ka shpenzuar shuma të konsiderueshme parash për të na kritikuar”, pohoi Pique duke iu referuar skandalit të njohur si ‘Barçagate’ ku klubi thuhet të ketë paguar një agjenci të mediave sociale për të krijuar profile false në internet që kritikojnë lojtarët si në të kaluarën ashtu edhe të tashmen.
Pique gjithashtu veçoi bashkëpunëtorin e Bartomeut, Jaume Masferrer (një nga drejtuesit që thuhet se qëndron pas iniciativës Barçagate).
“Ai është ende një punonjës klubi dhe kjo dhemb”.
Mbrojtësi gjithashtu kritikoi përpjekjet e klubit për të ulur nivelin e pagave, ndërsa nuk munguan edhe kritikat për shkarkimin e trajnerit Ernesto Valverde dhe sjelljet ndaj Messit.
“Mënyra e klubit për ta trajtuar këtë është larg idealit dhe ne të gjithë nuk jemi të kënaqur me këtë mënyrë të bërjes së gjërave. Motivimi për të rinovuar kontratën ishte për shkak se klubi më ka dhënë gjithçka si lojtar”.
“Nuk më dukej koherente të shkarkoja një trajner në gjysmën e sezonit duke qenë në krye të tabelës dhe duke fituar dy ligat e fundit”.
“I kërkova Leos të zgjasë qëndrimin, Camp Nou duhet të mbajë emrin e tij dhe Messi meriton gjithçka”, përfundoi Pique. /Telegrafi/