Site icon Telegrafi

Pique nuk beson se Neymar do t’i bashkohet Realit

Qendërmbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique është aq i sigurt se sulmuesi i Barcelonës, Neymar do të refuzojë që t’i bashkohet Real Madridit, dhe se është i gatshëm që të vë bast se kjo nuk do të ndodhë.

“Ai e pëlqen Barcelonën shumë. Ai është i dashuruar me klubin dhe mendoj se ai do të qëndrojë këtu për shumë vite”, deklaroi Pique.

Mirëpo, mendim ndryshe ka ish-mbrojtësi i Real Madrid, Roberto Carlos, i cili ka deklaruar se mund të bindë bashkëkombësin e tij për të kaluar në Bernabeu.

Gjigantët e Madridit janë të interesuar në nënshkrimin e sulmuesit që nga koha kur ishte në Santos në vitin 2013, dhe tani shtypi spanjoll raporton se Los Blancos janë duke vazhduar ndjekjen e tij.

Braziliani është në prag të vazhdimit të marrëveshjen së tij me Barcelonën, e cila ka çuar në spekulime përreth të ardhmes së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version