Site icon Telegrafi

Pique i kërkon Haalandit të mos nënshkruajë për të njëjtin ekip si Mbappe, shpjegon edhe arsyen

Gerard Pique i ka kërkuar Erling Haaland të mos nënshkruajë për të njëjtin ekip sikurse Kylian Mbappe, duke shpjeguar pse mes spekulimeve intensive të transferimeve të dy futbollistëve në verë.

Haaland ka qenë i lidhur fort me një lëvizje te Real Madrid dhe Barcelona përpara afatit kalimtar të verës.

Reali gjithashtu po monitoron Mbappen, i cili do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit kur i skadon kontrata me Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes palëve, Mbappe pajtohet me kushtet e Realit - paga e tij vjetore do të jetë marramendëse

Ka pasur spekulime rreth një goditjeje të dyfishtë të Realit për Haaland dhe Mbappe teksa ata kërkojnë të blejnë disa ‘Galacticos’ për sezonin.

Por, Pique beson se superylli i Borussia Dortmundit nuk duhet të bashkohet me të njëjtën skuadër si Mbappe, duke përmendur garën për Topin e Artë.

“Nëse do të isha Haaland dhe do të doja të fitoja Topin e Artë, nuk do të shkoja në të njëjtin ekip me Mbappe”, ka thënë Pique duke folur në Tëitch përmes Football Espana.

Emri i Haalandit vazhdon të dominojë thashethemet, me të dy gjigantët spanjollë, si dhe Manchester Cityn e Bayern Munichun gjithashtu që mendohet se po monitorojnë situatën e kontratës së tij.

Reprezentuesi norvegjez shprehu zhgënjimin e tij te Dortmundi për marrëveshjen e tij mes interesimit të madh nga klubet elitare evropiane.

Lexo po ashtu Haaland: Thashë se ishte koha të them diçka për të ardhmen time, por tani për tani nuk dua të flas

“Gjashtë muajt e fundit kam zgjedhur të mos them asgjë nga respekti për Dortmundin, por tani klubi ka filluar të më shtyjë të marr një vendim”.

“Ata kanë filluar të ushtrojnë shumë presion mbi mua dhe unë duhet ta pranoj këtë, kështu që tani është koha për të filluar gjërat”, ka thënë 21-vjeçari muajin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version