Gerard Pique thotë se Gianluigi Buffon meriton Topin e Artë, teksa thekson se kjo duhet t’i jepet atij për shkak se do bëhej portieri i dytë që e fiton këtë çmim pas Lev Yashin.
Bardhezinjtë janë duke kërkuar që të fitojnë tripletën më 3 qershor, pasi kanë rrëzuar Barcelonën në çerekfinale, dhe qendërmbrojtësi i Blaugranëve ka diskutuar ndeshjen.
Pique ka theksuar se pret një finale me gola mes Juventusit dhe Real Madridit, por në theks të veçantë ka folur për fitimin e Topit të Artë.
“Topi i Artë? Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë dhe në histori. Këtë vit ai do të fitojë ‘Këpucën e Artë’ si golashënues dhe ai do ta meritonte Topin e Artë një herë tjetër”, ka deklaruar fillimisht Pique për Premium Sport.
“Por do të ishte mirë nëse Buffon e fiton atë”, transmeton Telegrafi.
“Ai ka fituar Scudetton, Kupën e Italisë dhe ai ende mund të fitojë Ligën e Kampionëve”.
“Ai e ka merituar atë për karrierën e tij, për këtë arsye dhe për shkak se do të ishte mirë të shihet një tjetër portieri fitues pas Lev Yashin”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/