Telegrafi

Pioli: Reaguam mirë, besojmë te fitorja ndaj Atalantas

Trajneri i Interit, Stefano Pioli, ka folur pas fitores 1-5 ndaj Cagliarit.

Tekniku italian ka lavdëruar lojtarët për reagimin pas humbjes ndaj Romës dhe ka thënë se besojnë te fitorja ndaj Atalantas.

“Kishte dëshirë për t’ju rikthyer fitoreve. Reagimi ishte i duhuri, kemi lëshuar disa raste dhe duhet të punojmë më shumë”.

“Kritikat? Janë pjesë e lojë. Jemi të mëdhenj, të matur dhe të aftë për të kuptuar si funksionojnë gjërat. E rëndësishme është të reagojmë shpejtë dhe të bëjmë një seri pozitive”.

“Të dielën ndaj Atalantas? Jemi të detyruar për të fituar. Për ne çdo xhiro është e rëndësishme, sidomos kur përballemi me skuadrat që janë para nesh. Atalanta është duke bërë një kampionat të madh dhe e përgëzoj. Ne do të luajmë në shtëpi dhe jemi Interi”, ka thënë Pioli për Rai Sport. /Telegrafi/