Stefano Pioli mendohet se do të vjen me befasi në formacionin shartues ndaj Milanit në ‘Derby della Madonnina’.
Njëri nga derbit më të mëdhenj lokal në botë, ai i ‘Derby della Madonninas’ do të luhet nesër(diel) me fillim nga ora 20:45 në stadiumin San Siro.
Kjo ndeshje do të jetë edhe si debutim për trajnerin e ri të nerazzurëve, Stefano Pioli, i cili mendohet se do të ndryshoj diçka nga formacioni titullar te futbollistët, ndërsa vendosja pritet të jetë po e njëjta me 4-3-3.
Sipas Sky Sport Italia, Pioli po mendon të lë në bankë rezervë mbrojtësin kolumbian, Jeison Murillo, teksa në vend të tij ta vendos Gary Medelin, i cili është kthyer nga suspendimi prej tri ndeshjeve, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, ky nuk pritet të jetë ndryshimi i vetëm pasi trajneri italian po mendon edhe për rikthimin në formacion të francezit, Goffrey Kondogbia, në një mesfushë së bashku me Marcelo Brozovic dhe Joao Mario, duke lënë në bankë rezervë argjentinasin, Ever Banega. /Telegrafi/
Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Medel, Ansaldi; Brozovic, Kondogbia, Joao Mario; Candreva, Icardi, Perisic.