Stefano Pioli nuk do të përmendë Scudetton, duke këmbëngulur vetëm se ambicia e Milanit është të ‘bëjë më mirë se sezonin e kaluar’ dhe të mbajë këtë vetëbesim pasi mposhti Sampdorian 1-0.
Presioni ishte i shtuar pasi Napoli dhe Interi barazuan 1-1 mbrëmë dhe kuqezinjtë e dinin se një fitore do t’i dërgonte ata në krye të tabelës, edhe nëse djemtë e Simone Inzaghit kanë ende një lojë më pak.
Rossonerët arritën ta mposhtin presionin dhe ta fitojnë ndeshjen me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga Rafael Leao (8’).
Gjatë shtatë ditëve të fundit, Milani ka mposhtur Interin dhe Sampdorian në Serie A dhe Lazion 4-0 në Kupën e Italisë për të arritur edhe në gjysmëfinale.
“Ka qenë java perfekte. Kishte ndeshje shumë të vështira dhe delikate që dolën një javë më parë, kështu që fitimi i të treve është sigurisht një shenjë e shkëlqyer. Ne duhet ta marrim ndeshjet një nga një dhe të ruajmë këtë mentalitet”, ka thënë fillimisht Pioli për Sky Sport Italia.
“Milani ka një identitet tani, pavarësisht se kush luan, dhe kjo është gjëja më e kënaqshme për mua, punën tonë dhe klubin”.
3 BIG. ENORMOUS. MASSIVE. POINTS 💪#MilanSampdoria #SempreMilan pic.twitter.com/mzGOzUoxY3
— AC Milan (@acmilan) February 13, 2022
“Synimi ynë ishte të përmirësoheshim nga sezoni i kaluar. Aktualisht kemi dy pikë më shumë në këtë fazë sesa sezonin e kaluar, kështu që do të jetë e vështirë, por ne përballemi me çdo ndeshje si testin më të rëndësishëm”.
Pioli u pyet nëse ai të ishte një tifoz i Milanit tani, a do të ëndërronte Scudetton?
“Nëse do të isha tifoz, do të isha në tribunë duke festuar me pjesën tjetër të turmës. Mundohem të punoj shumë për të realizuar ëndrrat e mia”.
“Si trajner, jam krenar kur tifozët janë në gjendje të dallojnë një gjest si ndjekja e topit dhe rikuperimi i një ndërhyrjeje. Jemi në një nivel shumë të lartë sa i përket besimit dhe vetëbesimit, ndaj klubi, lojtarët, tifozët, të gjithë po shtyjmë në të njëjtin drejtim”.
“Ne e dimë se ka një rrugë të gjatë përpara nesh, por ne duam ta vazhdojmë atë”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/