Site icon Telegrafi

Pioli paralajmëron më shumë transferime te Milani në ditët e mbetura

Stefano Pioli është i kënaqur me nënshkrimet e Milanit gjatë verës, por pranon se më shumë fytyra të reja mund t’i bashkohen ekipit në dhjetë ditët e fundit të afatit kalimtar.

Kuqezinjtë bëjnë debutimin e tyre në Serie A 2023-24 ndaj Bolognas të hënën dhe trajneri iu drejtua mediave në një konferencë shtypi të dielën.

Milani ka shitur Sandro Tonalin te Newcastle duke nënshkruar tetë lojtarë të rinj, por një nënshkrim tjetër është afër, pasi gjigantët e Serie A thuhet se kanë arritur një marrëveshje për mbrojtësin e Platense, Marco Pellegrino.

Lexo po ashtu Milani synon seriozisht transferimin e Lenglet

“Me siguri, drejtorët e klubit kanë ndjekur këshillat e mia në lidhje me karakteristikat dhe rolet e lojtarëve për të pasur më shumë opsione në dispozicion”, deklaroi Pioli.

“Jam i kënaqur. Kanë mbetur edhe dhjetë ditë për të bërë transferime dhe ne jemi të vëmendshëm në çdo situatë, por jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e nesërme”.

Lexo po ashtu Okafor zbulon se çfarë i tha Rafael Leao para se të bashkohej me Milanin

“Nuk duhet të harrojmë se kemi ndryshuar 20 lojtarë duke marrë parasysh nënshkrimet dhe largimet e reja. Një sezon i ri fillon dhe ne jemi ambiciozë sepse kemi nënshkruar me lojtarë të fortë”, ka shtuar më tej strategu i kuqezinjve.

Milani gjithashtu mund të nënshkruajnë një qendërsulmues të ri përpara fundit të afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/

Exit mobile version