Telegrafi

Pioli: Nuk më intereson sa ka kushtuar Gabigol

Trajneri i Interit, Stefano Pioli, ka folur për disa lojtarë në veçanti.

Sipas italianit Gabriel Barbosa po punon shumë, por nuk mendon kurrë sa ka kushtuar ai.

“Mendoj se është një futbollist me një talent të madh dhe po bën të gjitha përpjekjet për të kuptuar metodat e reja të punës dhe mbi të gjithë mentalitetin e ri, por unë nuk mund të mendoj se sa para ka paguar klubi për një futbollist përpara se të bëj formacionin”.

“Gabigol duhet të këtë durimin e mjaftueshëm dhe të tregojë që di të luajë futboll sepse me kualitetet që ka do të gjejë me siguri hapësira, mund të rritet bashkë edhe për faktin se ai mund të luajë përkrah Icardit”, tha fillimisht Pioli.

Ai ka lavdëruar kroatin Marcelo Brozovic.

“Marcelo po më jep përgjigje pozitive, është ri dhe ka shumë kualitet edhe pse mendoj se mund të përmirësohet shumë më tepër”.

Ai foli edhe për Ever Banegan dhe Joao Marion.

“Janë dy mesfushorë të shkëlqyer të orientuar më shumë drejt fazës ofensive sesa asaj defensive. U kam dhënë besim të gjithë futbollistëve që kam në skuadër, por duke i njohur më mirë më duhet të bëj disa zgjedhje”, nënvizoi në fund trajneri 51-vjeçar. /Telegrafi/