Site icon Telegrafi

Pioli: Ndryshimi i vetëm mes Milanit dhe Interit ishte kartoni i kuq

Stefano Pioli këmbëngul se ‘ndryshimi i vetëm’ midis Milanit dhe Interit në çerekfinalen e Kupës së Italisë ishte kartoni i kuq për Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi Ibrahimovic i kishte dhënë epërsinë Rossonerëve, por pas përjashtimit të tij për kartonin e dytë të verdhë, Romelu Lukaku shndërroi një penallti në gol dhe Christian Eriksen shënoi nga një goditje e lirë për fitoren e Interit në kohën shtesë.

“Është zhgënjyese që jemi larguar, sepse jemi kujdesur për këtë garë”.

“Parqitja tregon se ne jemi një ekip i fortë që mund të qëndrojë mirë, por largimi i një lojtari e bëri atë shumë më të vështirë”, ka thënë Pioli për RAI Sport.

Sipas tij nëse ndeshja do të vazhdonte me forca të njëjta, atëherë do të mund të kishin dal fitues.

“Ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar, ndryshimi i vetëm ishte të kesh një njeri më pak. Nëse ishte 11 kundër 11, ishte e hapur për çdo rezultat dhe ne ishim 1-0 në epërsi”, nënvizoi Pioli. /Telegrafi/

Exit mobile version