Site icon Telegrafi

Pioli: Ndeshja ndaj Juventusit vlen më shumë se tre pikë

Milan dhe Juventus do të zhvillojnë derbin e javës në elitën e futbollit italian Serie A.

Rossonerët synojnë që ta harrojnë humbjen në mesjavë nga Chelsea në Ligën e Kampionëve dhe të triumfojnë në derbin e xhiros në Itali.

E për këtë duel ka folur trajneri i Milanit, Stefano Pioli, duke thënë se kjo ndeshje ka një peshë të madhe dhe dueli ndaj Juventusit vlen më shumë se tri pikët.

“Në Londër ne nuk dhamë më të mirën tonë. Të gjithë jemi përgjëgjës, unë i pari. Nesër ne përballemi kundër Juventusit në “San Siro”. Ndeshja kundër bardhezinjve ka një peshë të madhe. Ata janë në garë dhe duan me patjetër titullin ashtu si ne”, tha Pioli.

“Në Serie A ka dy-tre ndeshje që peshojnë edhe më shumë se tre pikët. Ndeshja kundër Juves ka një peshë specifike, ata janë në garë për titullin po ashtu si ne”, tha Allegri.

Tutje ai foli edhe për rikthimin e mundshëm të THeo Hernandez, duke thënë se ka stërvitur me ekipin, por që nuk e di nëse do të luaj.

“Theo dje bëri të gjithë stërvitjen me ekipin. Shpresojmë që Theo të rikthehet sa më shpejt. Do të konfirmohet nga ne nëse lojtari do të jetë gati”.

“Ne mund të bëjmë akoma edhe më mirë. Kundërshtari ynë ishte më i mirë se ne në shfrytëzimin e rasteve. Duhet më shumë vëmendje, orari nuk kaq qenë asnjëherë kaq i ngjeshur, lëndimet e lojtarëve nuk janë shtuar vetëm tek ne por tek të gjitha ekipet. Falë zotit stafi ynë mjekësorë janë të shkëlqyer”, deklaroi Pioli. /Telegrafi/

Exit mobile version