Telegrafi

Pioli: Ndeshja ndaj Atalantas vlen më shumë se tri pikë

Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes që Interi e luan nesër(diel) ndaj Atalantas, ku e ka cilësuar ndeshje që vlen më shumë se tri pikë, pasi të dyja ekipet janë në formë të madhe.

Trajneri i Interit e ka cilësuar si shumë të fortë dhe rëndësishme sfidën ndaj Atalantas, pasi sipas tij këta janë befasia e këtij sezoni dhe po luajnë një futboll të mirë.

Por, Pioli gjithashtu ka theksuar se skuadra e tij vjen nga një formë e madhe dhe pasi luajnë para tifozëve të tyre, duan që këtë ndeshje ta fitojnë dhe të qëndrojnë brenda objektivave.

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi kjo gjithmonë është kur ne përballemi me ekipe që janë para nesh në renditjen”, ka thënë fillimisht Pioli në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Atalantan.

“Çdo ndeshje është me vlerë tre pikë, por se kjo mund të jetë me vlerë më të madhe dhe kjo është gjendja e të nesërmes. Atalanta janë në formë të madhe fizike dhe psikologjike, në ndeshjen e tyre të fundit në udhëtim ata mposhtën me meritë Napolin”, përcjell Telegrafi.

“Megjithatë, ne jemi në formë shumë të mirë shumë do të përpiqemi të bëjmë më mirë se kundërshtarët tanë. Është e qartë se Atalanta janë surpriza e këtij sezoni”.

“Gian Piero Gasperini ka bërë një punë të madhe dhe tani ata kanë besim. Ne kemi respekt për Atalantan, por edhe mos harroni se kemi cilësitë dhe forcat tona, kështu që do të shkelim në fushë me besim të madh”.

“Unë nuk mendoj se sistemi 4-2-3-1 është gjëja më vendimtare aq shumë sesa qëndrimi, qasja dhe mbi të gjitha mentaliteti”.

“Kundër çdo kundërshtari, unë besoj në cilësitë e lojtarëve të mi. Është e qartë se ne jemi duke luajtur para tifozëve tanë dhe duam të japim gjithçka nga vetja”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/