Telegrafi

Pioli: Milani ka nevojë vetëm për një mbrojtës

(Foto: Screenshot/Twitter/AC Milan)

Stefano Pioli ka kërkuar nga lojtarët e Milanit që të jenë ambiciozë kundër Romës dhe ka siguruar se skuadra e tij nuk po bëhet e parashikueshme.

Ndërkohë, trajneri ka folur edhe për përforcimet eventuale në afatin kalimtar të janarit duket theksuar se Rossonerët kanë nevojë vetëm për një mbrojtës.

Në një konferencë për shtyp, ai ka thënë se festat e fundvitit i kanë ndihmuar ekipit të tij të pushojë dhe të përgatitet më mirë në stërvitje.

“Duam të fitojmë sa më shumë ndeshje që mundemi dhe të marrim më shumë pikë se në sezonin e ardhshëm, prandaj kjo do të thotë se gjysma e dytë e sezonit do të jetë me një temp të lartë”.

“Shoh një skuadër të uritur dhe e kemi krijuar këtë presion te vetvetja, sepse jemi ambiciozë. Duhet të përmirësohemi në secilën ndeshje”.

Lexo po ashtu Milani humb Kjaerin, danezi gjashtë muaj jashtë fushave

“Lëndimi i (Simon) Kjaer na detyron të fokusohemi te mbrojtja, por nuk kam bërë asnjë kërkesë tjetër, sepse mendoj se skuadra është e kompletuar si e tillë.

“Jemi në kërkim të një mbrojtësi të kompletuar, dikush që është i aftë t’i zgjidhë situatat një me një, që ka guxim dhe di të ndërtojë aksione nga prapa. Jam i sigurt se do ta gjejmë lojtarin e duhur”, ka deklaruar Pioli. /Telegrafi/