Stefano Pioli ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin e skuadrës së tij, Mauro Icardi.
Trajneri italian ndihet i lumtur që do të jetë trajneri i sulmuesit argjentinas.
Sipas tij, Icardi është një sulmues i madh, i cili shënon shumë gola duke u sakrifikuar për skuadrën.
“Unë jam i kënaqur që kam mundësinë për të trajnuar Mauro Icardin. Ai është një sulmues i madh”, ka thënë Pioli gjatë prezantimin të tij, përcjell Telegrafi.
“Ai shënon vazhdimisht dhe shpresoj të vazhdoj ta bëjë këtë duke sakrifikuar për skuadrën. Do të shënojë edhe të tjerë,madje shumë gola”, ka përfunduar trajneri italian. /Telegrafi/