Telegrafi

Pioli: Luajtëm me shpirt dhe vendosmëri, fitorja e merituar

Stefano Pioli ka folur pas fitores 1-0 në udhëtim ndaj Sassolos.

Interi ka fituar në udhëtim pas një kohe të gjatë që nga shtatori, fitore kjo që e ka lënë të kënaqur trajnerin italian të skuadrës edhe pse sipas tij skuadra duhej të përfundonte më shpejt lojën duke shënuar edhe golin e dytë.

“Ne nuk kishim fituar në udhëtim për një kohë të gjatë, por sot kemi luajtur me inteligjencë dhe mprehtësi. Është një turp që nuk e përfunduam ndeshjen më herët, sepse kemi pasur mundësitë për të dyfishuar epërsinë tonë”, ka thënë Pioli pas ndeshjes për Mediaset Premium.

“Sassuolo u përpjek shumë për të barazuar, por kishte vetëm një shans të vërtetë. Kjo ishte një ndeshje e luajtur me shpirt të madh dhe vendosmëri”, përcjell Telegrafi.

“Pas golit ne duhej të kishim lëvizur më mirë. Kemi pasur shumë goditje në portë sot dhe jemi të kënaqur me një fitore të rëndësishme, por tani duhet të përqendrohen në lojën me Lazion”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/