Site icon Telegrafi

Pioli: Liverpooli shumë i fortë, por ne duam t’i mposhtim

Milani do ta luaj ndeshjen më të rëndësishme këtë edicion të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Rossonerët kanë nevojë të madhe për fitore dhe në anën tjetër duhet të shpresojnë që Porto mos ta bëj një gjë të tillë për ta kaluar grupin B.

Liverpooli tanimë e ka siguruar kalimin tutje dhe trajneri Jurgen Kopp ka paralajmëruar se do të bëj rotacion, duke aktivizuar lojtarët që nuk kanë pasur shumë hapësira.

Para kësaj ndeshje, në konferencë për shtyp ka dal trajneri i Milanit, Stefano pioli ku ka thënë se duan tri pikët, edhe pse e din forcën e Liverpoolit.

“Jemi më të fortë se në ndeshjen e parë. E dimë nivelin e intensitetit dhe forcës së Liverpoolit. Nëse do të arrijmë që të kalojmë presingun e parë të tyre mund të jemi të rrezikshëm edhe ne. Po punojmë në detajet minimale, sepse duam që të jemi konkurrues me më të fortët e Evropës”, ka thënë fillimisht Pioli.

Pioli ka thënë se duan kalimin tutje, por nëse kjo gjë nuk ndodh atëherë do të luajnë në Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Klopp gëzon milanistat për ndeshjen vendimtare të tyre: Do të bëj rotacion

“Jemi të bindur që jemi të fortë dhe që Liverpooli është shumë i fortë. Duam që të përballemi me skuadrat më të forta dhe të kërkojmë të fitojmë me sakrificë, vendosmëri dhe qartësi teknike e taktike”.

“Mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme. Objektivi ynë është që të jemi konkurrues në Itali dhe në Evropë. Nëse kualifikohemi në 1/8 e finales shumë mirë, në të kundërt do të japim gjithçka në Ligën e Evropës. Duam të shohim nivelin tonë”, deklaroi Pioli. /Telegrafi/

Exit mobile version