Telegrafi

Pioli: Juventusi është favorit për Scudetto

Stefano Pioli beson se Milani do të jetë në garë për titull së bashku me tri skuadra tjera, por vetëm njërën e cilëson si favorit.

Milani është momentalisht në krye të tabelës së bashku me Interin, pasi ka mbledhur 15 pikë nga 18 të mundshme.

Ai ka folur për ecurinë e skuadrës së tij, por edhe për luftën për titull këtë sezon në Serie A.

“Mund të thuhet se po ecim mirë. Ne duam të gjejmë qëndrueshmëri për të bërë mirë në ligë dhe në Ligën e Kampionëve. Nesër është ndeshja më e rëndësishm”, ka thënë fillimisht Pioli.

 

“Ne gjithmonë kemi jetuar me një ekuilibër të madh, derbi nuk ishte fundi i rrugëtimit tonë, por një fillim i ri nga i cili nisi sërish”.

“Tani nuk jemi perfekt, nuk jemi pa të meta, por mund të bëjmë performancën tonë më të mirë nesër”.

“Ka katër skuadra që luftojnë për Scudetton me Juventusin si favoritë, sepse të mos luash në kupa të jep disa pikë më shumë”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/