Site icon Telegrafi

Pioli: Gjyqtari kishte një natë të keqe, por neve na duhet përqendrim gjithë ndeshjen

Stefano Pioli ka thënë se gjyqtari kryesor nuk e ka kaluar natën e tij më të mirë, por në fund fajësoi mungesën e përqendrimit për humbjen në shtëpi të Milanit me 10 lojtarë me rezultat 2-1 nga Atletico Madridi.

Rossonerët dominuan lojën derisa Franck Kessie mori kartonin e tij të dytë të verdhë për tu larguar nga ndeshja pas vetëm 29 minutave.

Ata patën qëndrueshmëri të jashtëzakonshme deri në fund, kur Antoine Griezmann (84’) barazoi 1-1 dhe më pas Luis Suarez (90+) konvertoi një penallti për fitoren 2-1 të Atleticos.

Lexo po ashtu Atletico përmbys Milanin në San Siro

“Nuk mendoj se gjyqtari kaloi natën e tij më të mirë… Ne u ndëshkuam. Është e qartë se deri sa mbetem me 10 lojtarë na duhej të luanim një lloj tjetër ndeshjeje, qëndruam më shumë se gjysmë ore dhe u afruam gjithsesi për të marrë një rezultat pozitiv. Është zhgënjyese, kjo është e sigurt”, ka thënë fillimisht Pioli për Sport Mediaset.

“Nuk ishte vetëm penalltia dhe kartoni i kuq, çdo vendim 50-50 shkoi në favor të tyre. Me pak më shumë fokus, veçanërisht në golin barazimit, ne ende mund ta kishim sjellë fitoren në shtëpi. Na mungonte diçka e vogël, është për të ardhur keq”.

Ashtu si humbja 3-2 në Liverpool, Milani dëshmoi se ata e meritojnë absolutisht fazën e Ligës së Kampionëve, por ishin shumë të pafat dhe nuk mund të kishin bërë më shumë.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Milan 1-2 Atletico, Kessie zhgënjeu skuadrën e tij

“Ne luajtëm shumë mirë me 11 kundër 11, me temp, cilësi dhe intensitet. Kjo duhet të na bëjë të kuptojmë se jemi një skuadër konkurruese”.

“Gjithashtu duhet të kuptojmë se niveli është shumë i lartë dhe kemi nevojë për përqendrim për të gjithë ndeshjen. Ka qenë një kohë e vështirë kohëve të fundit, nesër do të fillojmë të mendojmë për Atalantën, kjo ndeshja na mori shumë nga ana fizike dhe mendore”, përfundoi trajneri italian.

Liverpool mposhti Porton në udhëtim me rezultat 5-1, kështu që Milani tani është në fund të grupit me zero pikë, ndërsa Atletico e dyta me katër pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version