Site icon Telegrafi

Pioli: Futbollistët e mi thonë se duan ta fitojnë titullin

Milani do të përballet me Spezian në kuadër të xhiros së gjashtë në elitën e futbollit italian Serie A.

Rossonerët kanë marrë katër fitore e një barazim në këto pesë sfidat e para, derisa duan të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë se ndaj Spezias do të luajë me formacionin më të mirë pasi duhet fituar kjo sfidë.

“Duhet të luajmë një ndeshje serioze, me karakteristikat e Milanit, duke kërkuar të jemi skuadër që nga fillimi deri në fund. Do të hedhin në fushë formacionin më të mirë, duke ritheksuar se është i rëndësishëm ai që është në fushë që në fillim, por akoma më shumë ai që hyn gjatë lojës”, tha Pioli.

“Bashkë me tifozët kemi më shumë energji, entuziazëm dhe përkrahje. Ndeshjet mund të komplikohen por me ndihmë dhe pozitivitet mund edhe të rregullohen. Jemi paraqitur mirë në shtëpi, por është vetëm fillimi. Luajmë në udhëtim, përballë një kundërshtari si Spezia që meriton respekt”, u shpreh trajneri italian.

Tutje trajneri italian ka folur edhe për garën e madhe të skuadrave për titull.

Pioli e sheh Napolin si skuadër favorite për titullin e kampionit, por edhe për skuadrën që ai drejton thotë se do të tentojë titullin.

“Napoli nuk ka ndryshuar shumë, madje është përforcuar këtë sezon dhe nuk më çudit fakti që qëndrojnë në krye të renditjes. Atalanta nuk e nisi shumë mirë, por mbetet një skuadër favorite për pjesën e lartë të renditjes”.

“Por jam shumë i kënaqur me skuadrën time, me organikën dhe cilësinë. I vetmi pishman është që si kam pasur të gjithë në dispozicion”.

“Futbollistët e mi thonë se duan ta fitojnë titullin. Jemi një skuadër e re, por po rritemi dita-ditës”, u shpreh trajneri i Milanit. /Telegrafi/

Exit mobile version