Site icon Telegrafi

Pioli flet për transferimin e Messit te Interi

Trajneri i Interit, Stefano Piolit ka folur për transferimin e mundshëm të Lionel Messit te skuadra që ai drejton.

Ëndrra për ta parë Lionel Messin të mbajë veshur fanellën e Interit dhe një ditë klubi të  jetë në maje, kanë ngacmuar imagjinatën e tifozëve zikaltër, pasi kryesia e re kanë treguar që mund të investojnë .

Për këto gjëra ka folur trajneri Pioli.

“Të ëndërrosh është diçka e bukur, por në disa raste mund të jetë edhe e rrezikshme. Tashmë duhet të mendojmë vetëm për realitetin”.

“Pronarët e rinj duan të bëjnë mirë, ata transmetojnë forcë te skuadra dhe dëshirojnë ta grisin Interin në nivelet më të larta. Janë shumë ambiciozë”, ka thënë Pioli. /Telegrafi/

Exit mobile version