Telegrafi

Pioli flet për fitoren ndaj Celticut dhe ecurinë fantastike të Milanit

Stefano Pioli (Foto: AC Milan/Telegrafi)

Stefano Pioli ka folur pas fitores së Milanit në Ligën e Evropës ndaj Celticut në udhëtim, duke theksuar se i gjithë klubi po punon në të njëjtin drejtim.

Rossonerët morën një fitore me rezultat 3-1 në Celtic Park dhe kjo bëri që Milani të vazhdojë serinë e madhe pozitive pa humbje.

“Ishte një lojë që e kontrollonim mirë me karakter dhe cilësi, megjithëse bëmë edhe disa gabime teknike dhe bëmë disa rreziqe në pjesën e dytë”, ka thënë fillimisht Pioli për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Milani e nis me fitore, mposht si mysafir Celticun

“Ishte shumë e rëndësishme për ne të provonim se nuk ishim një ekip ‘normal’. Një ekip normal tregon më pak motivim dhe vendosmëri pas një fitore kaq drithëruese si derbi, por ne provuam se po i marrim ndeshje pas ndeshjes dhe duam të vazhdojmë të fitojmë”.

“Nuk ka asnjë sekret, vetëm se të gjithë kemi punuar në të njëjtin drejtim për ca kohë tani. Klubi, lojtarët, stafi të gjithë ndihen si pjesë integrale e këtij projekti dhe ne të gjithë punojmë së bashku për tu përmirësuar”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Celtic 1-3 Milan: Krunic e Diaz vlerësohen lartë

“Klubi meriton merita për vazhdimin e punës që kemi bërë dhe sjelljen e disa lojtarëve të rinj të talentuar që mund të shtojnë më shumë kualitet”.

“Rezultatet e mira rritin besimin në vetvete, por ne e dimë mirë momentet e vështira do të vijnë dhe do të duhet të punojmë në rrugën tonë përmes tyre”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/