Stefano Pioli është i kënaqur me Interin e tij që rrëmbeu një barazim 2-2 me Milanin, duke theksuar se skuadra dha idetë dhe konceptet e qarta të futbollit.
Trajneri italian ka folur pas ndeshjes, ku ka theksuar se ndihet i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij, dhe se barazimi ishte epilog real i takimit.
“Unë nuk mendoj se kemi merituar humbjen duke marrë parasysh punën, por ne ende duhet të përmirësohemi në shumë fusha”, ka thënë Pioli për Mediaset Premium, përcjell Telegrafi.
“U përpoqa për të dhënë një ekuilibër për ekipin dhe ne e dinim se nuk mund të jemi të përkryer tashmë. Ne lejuam disa herë kundërsulme në gjysmën e parë sepse parandalimi i tyre nuk është bërë gjithmonë i saktë. Ne kishim nevojë për organizimin dhe ekuilibër”.
“Pyeta ekipin për të jap zemrën dhe shpirtin në fushë dhe mendoj se ata e bënë këtë sonte. Duhet të punojmë në qëndrueshmërinë tonë, por mua më pëlqeu presingu i bërë edhe pse duhet të mësojmë ende se si të bëjmë presion në kohën dhe pozicionin e duhur”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/