Telegrafi

Pioli: Egërsia e Milanit e befasoi Interin

Stefano Pioli shpjegon se si Milani e ‘befasoi’ Interin me egërsinë e tyre në duele, ndërsa shtoi se eRafael Leao ende mund të përmirësojë potencialin e tij.

Derby della Madonnina doli të jetë i bukur kësaj radhe, me Milanin që fitoi me rezultat 3-2.

“Është e qartë se kjo është një përplasje kokë më kokë, gjithmonë ka pasur rivalitet, kundërshtarët tanë donin të dëshmonin se ishin superiorë për shumë arsye”.

Lexo po ashtu https://telegrafi.com/spektakel-pese-gola-ne-derby-della-madonina-rafael-leao-shkelqen-ne-derbi-dy-gola/

“Jam shumë i kënaqur me qëndrimin e skuadrës, dominuam për 70 minuta, por sapo u qetësuam pak, filluam të rrezikonim”.

“Këta djem vazhdojnë të më mahnitin me dëshirën, energjinë, talentin dhe dëshirën e tyre për të mësuar. Unë jam vërtet një trajner i lumtur”, ka thënë fillimisht Pioli.

Trajneri tutje foli për ndeshjen dhe mënyrën se si e mposhti Interin.

“Mendoj se Interi priste që ne t’i shtypnim ata shumë më lart se ne, por ne i befasuam ata. E dija se ata do të luanin me dy sulmues të shpejtë dhe cilësitë e tyre, ne preferuam të uleshim pak më thellë, por më pas të vendosnim edhe më shumë energji dhe egërsi në duelet individuale”, nënvizoi ai.

Leao ishte emri në këtë ndeshje që shënoi dy gola dhe dha një asistim.

“Për t’u përmirësuar, ju duhet talent dhe inteligjencë, kështu që Leao i ka të dyja. Ne i dhamë atij kohë dhe liri për të bërë gabime që të mund të mësonte”.

“Natyrisht, sa herë që e vendosim në situata ballë për ballë, ai është një armë e rëndësishme për ne. Ai e di se çfarë potenciali ka dhe është shumë i etur për të mësuar”, ka thënë Pioli.

Në fundi ai lavdëroi edhe portierin Mike Maignan që ishte përsëri i jashtëzakonshëm në portë. /Telegrafi/