Stefano Pioli komentoi vendimin e Chelseat për të emëruar Graham Potterin si trajnerin e tyre të ri.
Kuqezinjtë aktualisht janë në krye të Grupit E duke shkuar në përballjen e sontme në “Stamford Bridge” dhe një fitore ndaj Bluve do t’i afronte ata tek raundi i 1/8 së finales.
Pioli foli shumë për homologun e tij në Chelsea, Potter, duke e përshkruar atë si një trajner modern.
“Ai është një trajner modern që përpiqet të zbatojë futboll agresiv, dinamik dhe proaktiv. Ndryshimi i trajnerit, i papritur, na ka krijuar edhe disa vështirësi sepse kemi vetëm dy ndeshje për të studiuar. Por, nga njëra anë më mirë, kemi më pak punë për të bërë. Vetëm dy ndeshje”.
“Lojtarët e Chelseat të gjithë kanë cilësi të madhe dhe një nivel të shkëlqyeshëm teknik, kështu që ne do të kemi patjetër një lojë të komplikuar përpara nesh”.
Duket se trajneri i Milanit do të kishte preferuar qëndrimin e Thomas Tuchel së paku për këtë ndeshje, duke ditur se skuadra nuk ishte në nivelin e tyre më të lartë.
Mirëpo, me Potter tani, Chelsea futet si favoritë për këtë ndeshje, mirëpo në futboll nganjëherë asgjë nuk mund të parashikohet. /Telegrafi/