Telegrafi

Pioli e pranon se ka përfunduar gara për titull në Serie A

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka pranuar se gara për titull në Serie A ka përfunduar pasi Interi ka pasur një sezon ‘fantastik’.

Pioli foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së tyre në udhëtim te Lazio këtë xhiro të Serie A.

Bianconcelestët do të takohen me Bayern Munich në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-tës të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme, kështu që ata do të lejohen të luajnë të premten.

Milani është 16 pikë mbrapa rivalëve të Interit që janë në vendin e parë dhe Pioli mendon se gara për titull ka përfunduar.

Lexo po ashtu Guardiola bën parashikimin për fituesin e titullit në Serie A

“Kështu mendoj. Interi po kalon një sezon fantastik dhe ata gjithashtu kanë pasur një listë të vështirë ndeshjesh”, ka thënë fillimisht Pioli në konferencë.

“Ata i kanë fituar të gjitha ndeshjet bindshëm. Mendoj se ka mbaruar”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/