Trajneri i Interit, Stefano Pioli, e ka komentuar fitoren e zikaltërve ndaj Fiorentinës.
Tekniku italian ka thënë se nevojitet më shumë organizim dhe mbajte topi.
“Kemi vuajtur. Në pjesën e dytë Viola ka pasur kualitetin dhe na ka vënë në vështirësi. Kemi vuajtur, por kjo na ndihmon të rritemi. Duhet të besojmë te vlerat tona pasi jemi kompakt dhe krijojmë shumë”.
“Duhet të përmirësohemi në organizim. Në pjesën e parë kemi qenë mirë, në të dytën na ka munguar diçka. Nevojit ekuilibrim, por duhet të punojmë shumë”.
“Duhet të punojmë në mbajtjen e topit pasi kështu herë pas herë mund të marrim frymë. Deri më tani kam parë më shumë gjëra pozitive se negative”.
“Drejtuesit? Më kanë dhënë një përshtypje të mirë, duan që të bëjmë mirë”, ka thënë Pioli. /Telegrafi/