Telegrafi

Pioli dëshiron fitore në derbi

Para konferencës për shtyp Stefano Pioli ka thënë disa fjalë para derbit në rrjetet sociale.

Ai ka shkruar se derbi do të jetë i Interit.

“Janë emocione të forta, të cilat duhet të na lejojnë të shkojmë në këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, me shumë përqendrim dhe vendosmëri. Sepse duam që derbi të jetë i yni”.

Me këto fjalë Stefano Pioli ndez derbin e Madoninnas me shpresën se të dielën, Interi i tij do të zhvillojë një ndeshje të madhe dhe do të marrë një fitore që mbi të gjitha do të rikthente qetësinë në shtëpinë zikaltër.