Site icon Telegrafi

Pioli bën shaka për largimin e Kloppit nga Liverpooli: “Dua të jem në atë situatë”

Stefano Pioli e përdori njoftimin për largimin e Jurgen Klopp nga Liverpooli për të bërë shaka me situatën e tij aktuale tek Milan. “Dua të jem në atë situatë”, ishin fjalët e tij.

Klopp e befasoi botën e futbollit kur njoftoi për largimin e tij nga Liverpooli në fund të sezonit aktual.

56-vjeçari u emërua në krye të këtij klubi në tetor të vitit 2015 dhe që nga atëherë e ka udhëhequr klubin në 464 ndeshje kompetitive, duek fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Ligën Premier, Superkupën e UEFA-së, FA Cup, Kupën e Ligës.

Në konferencën e tij për shtyp, Pioli u pyet nëse një trajner mund të humbas entuziazmin dhe të ndihet se duhet të ndërrojë klub pa u detyruar.

 

“Është e vështirë për t’u thënë, do të doja të isha në ata situatë”, ka thënë me shaka tekniku italian.

Lexo po ashtu Klopp ka treguar pasuesin e tij tek Liverpooli, thotë se ai është i gatshëm ta udhëheq ekipin

Gjasat që dikush të qëndrojë në një klub të Serie A për nëntë vite duke praktikisht e pamundur, e nëse flasim për rastin e Piolit, ka shumë tifozë që duan largimin e tij, ani pse ai u emërua në stolin e “Rossonerëve” në 2019 dhe i udhëhoqi drejt Scudettos.

“Të arrish 9, 10 ose 11 vite në një klub dhe të jesh në gjendje të thuash ‘ndoshta ka ardhur koha ta ndryshojmë skenarin’ është nëj arritje. Kjo është një punë shumë e vështirë dhe kërkon mjaft përkushtim”, u shpreh Pioli./Telegrafi/

Exit mobile version