Telegrafi

Pioli: Bëmë shumë gabime, tani Liga e Kampionëve është më larg

Pioli gjatë kohës sa ishte trajner i Interit

Stefano Pioli Rues ka deklaruar pas barazimit 2-2 të Interi në udhëtim te Torino, se skuadra e tij bërë shumë gabime në këtë ndeshjes, dhe pas këtij barazimit Liga e Kampionëve është më larg tani.

Trajneri i Interit nuk është ndarë i kënaqur me pikët e marr në udhëtim te Torino, pasi dëshironte të tri pikët, në mënyrë që të qëndrojnë sa më afër në garën për tri pozitat e para, të cilat i dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

“Ne luajtëm kundër një skuadre shumë agresive, por ne gjithashtu nuk u përshtatem deri vonë me këtë temp të lojës”, ka thënë fillimisht Pioli për Mediaset Premium pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Interi barazon ndaj Torinos dhe zbehë ëndrrën për një vend në LK (Video)

“Kemi bërë shumë gabime. Gabimet sot janë mbi të gjitha në pasimet kryesore, por padyshim ka keqardhje për mundësitë e humbura, pasi ne kërkuam të fitojmë dhe nuk e arritëm atë”, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi një objektiv të madh, i cili është vendi i tretë, dhe duhet të kuptojmë që duhet të përballemi me këto ndeshje me një mendje të mprehtë”.

“Në këtë pikë, më duhet të them se po, Liga e Kampionëve është më larg, sepse ekipet përpara nesh nuk janë ngadalësuar. Kam pritur diçka më shumë sot, ndoshta pak mprehtësi më shumë”.

Lexo po ashtu Torino 2-2 Inter, notat e lojtarëve (Foto)

“Ne kemi nevojë për t’u përgatitur për garën e fundit, të fitojmë sa më shumë ndeshje që është e mundur dhe pastaj të shohim ku jemi në fund. Nuk ishte e lehtë për të marrë vendin e tretë, ne e dinim këtë, por ne kishim shanset për të fituar këtu”

“Është e qartë se ne nuk mund të jemi të kënaqur sonte, por kemi nevojë për të mbajtur vazhdimësinë. Unë nuk jam i shqetësuar për të ardhmen, unë gëzoj vetëm të tashmen”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/