Stefano Pioli e pranon se Milani i tij bëri gjithçka gabim që nga fillimi në humbjen 5-0 nga Atalanta dhe se priste një reagim në pjesën e dytë, por thotë se ajo ishte edhe më e keqe se e para.
Papu Gomez, Josip Ilicic me dy gola dhe Mario Pasalic e Luis Muriel shënuan pesë golat në turpërimin e Atalantas ndaj Milanit.
“Ne e gabuam ndeshjen kundër ekipit më të dobët të mundshëm me të cilin mund ta kishim bërë atë”, ka thënë fillimisht Piolit për DAZN.
“Është e qartë se ky nuk mund të jetë Milani i vërtetë, sepse kohëve të fundit kemi bërë paraqitje të forta në ndeshje të tjera. Duhet të marrim edhe disa nga fajet, sepse kemi bërë gabime dhe duhet të punojmë. Ky ekip nuk mund të jemi ne”.
“Ne filluam ndeshjen pa përcaktimin apo mprehtësinë e duhur. Nëse e merrni qasjen gabim, bëhet e vështirë të rikuperoni. Ne lejuam shumë hapësirë për një Atalanta që është ndër më të mirat në Itali dhe madje edhe në Evropë kur bëhet fjalë për intensitetin dhe agresionin”.
“Prisja një reagim në fillimin e pjesës së dytë, por përkundrazi ishte edhe më i dobët se i pari”.
“Të gjithë duhet të punojmë, duke u nisur nga unë, sepse kjo paraqitje ishte thellësisht nën nivel. Kisha shpresuar se mund të rikthehemi në rrugën e duhur, por ne e humbëm unitetin tonë edhe më shumë, duke hapur më shumë hapësira”.
“Performanca e sotme e bën të duket sikur të ishte ndeshja jonë e parë së bashku, por nuk është kështu”.
“Ne duhet të kthehemi në atë që bëmë më parë dhe të kujtojmë ndeshjet që kishim para kësaj. Është e qartë, ne mund dhe duhet të bëjmë më mirë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/