Një pilot i ushtrisë ukrainase ka arritur të rrëzojë apo shkatërrojë dy raketa dhe pse fluturake pa pilot, para se të katapultohet nga aeroplani i tij.
E fotografia e tij në ato momente që u publikua në rrjetet sociale, është bërë hit në internet, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Vadym Voroshylov, i cili u nderua me medaljen Heroi i Ukrainës apo ndryshe e njohur si ylli i artë, për shkak të operacioneve që i kishte kryer mbi rajonin Vinichka gjatë 12 tetorit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky miratoi dekretin të hënën për këtë titull, që i është dhënë pilotit të lartcekur.
Fotografia e tij që u publikua në rrjetet sociale, shihet piloti me fytyrë të mbuluar në gjak, i cili arriti t’i shpëtojë më të keqes. Fotografinë e kishte shkrepur vet – pra bëri një selfie. /Telegrafi/
https://twitter.com/DefenceU/status/1600747864137031680