Site icon Telegrafi

Piloti ukrainas i F-16 arrin të rrëzojë gjashtë raketa ruse gjatë një fluturimi – dy prej tyre i shkatërroi me mitraloz

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se një pilot i tyre i aeroplanit luftarak F-16, ka arritur të shkatërrojë gjashtë raketa ruse gjatë një fluturimi të vetëm.

Piloti rrëzoi raketat ruse gjatë një operacioni më 13 dhjetor, ku rusët kishin lansuar mbi 200 raketa dhe dronë, transmeton Telegrafi.

Madje pretendojnë se kjo është hera e parë që një pilot arrin që gjatë një fluturimit të vetëm të arrij një sukses të tillë – pra duke rrëzuar gjashtë raketa ruse.

Në fakt piloti rrëzoi katër raketa duke përdorur raketat e tij në aeroplan, kurse pasi mbeti pa to – përdori mitralozin e F-16 për të rrëzuar dy tjera.

Me të zbritur në pistë ai është pritur me duartrokitje nga bashkëluftëtarët, pasi raketat ruse po të kishin arritur destinacionin e kërkuar nga Kremlini, pasojat do të ishin tejet të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version