Telegrafi

Piloti tronditi udhëtarët, ndërroi uniformën dhe ra të flinte në mes të fluturimit (Foto)

Udhëtarët e United Airlines kanë mbetur të tronditur, kur piloti nderoi uniformën dhe ra të flinte në zonën e klasës së biznesit.

Kapiteni po pilotonte aeroplanin për shtatë orë nga New Yersey i Shteteve të Bashkuara, për nga Glasgow të Skocisë, kur vendosi të dremiste për një kohë, transmeton Telegrafi.

Momentin kur ai flinte me uniformën e shtrirë përskaj, e ka fotografuar një udhëtar që nuk ka dashur të identifikohet. Sipas tij, piloti veshi një bluzë në tualet dhe shkoi ngadalë të shtrihet.

Piloti duke fjetur në klasën e biznesit

“Kur u zgjua, e veshi uniformen dhe shkoi sërish në kabinë. Ai do duhej të kishte hapësirën e vet për pushim, së paku ne të mos e shihnim”, ka thënë i njëjti.

Zyrtarët e kompanisë ajrore, janë arsyetuar se në kabinë ishin tre pilotë, duke e konsideruar këtë veprim krejtësisht të lejuar. /Telegrafi/