Telegrafi

Piloti pyeti udhëtarët nëse duan të vazhdojnë me motor të dëmtuar apo të kthehen (Foto)

An EasyJet Airbus A321 flies during its approach to Toulouse-Blagnac airport, on March 2, 2017 in Blagnac. / AFP PHOTO / PASCAL PAVANI (Photo credit should read PASCAL PAVANI/AFP/Getty Images)

Udhëtarët që po ktheheshin nga Malaga e Spanjës për në Bristol të Anglisë, janë pyetur nga piloti i paemëruar, nëse duan të vazhdojnë me një motor të dëmtuar apo të ndalojnë.

Vetëm disa prej tyre kanë ngritur dorën, duke kërkuar që easyJet të vazhdonte fluturimin, kurse të tjerët kanë nisur të bëjnë panik dhe kundërshtuan ashpër, transmeton Telegrafi.

Udhëtarët pritën për 36 orë derisa u riparua aeroplani

Pas aterrimit të detyruar, aeroplani i është nënshtruar një riparimi që ka zgjatur afro 36 orë, teksa pasagjerët janë kthyer në hotele shkaku i anulimit të fluturimit.

“Dëmtimi ishte shumë i madh dhe piloti do duhet të bënte menjëherë uljen emergjente, në këto raste nuk pyeten udhëtarët”, është një koment lidhur me rastin, për të cilin kanë nisur hetimet. /Telegrafi/