Telegrafi

Piloti polak me porosi: “Bëni birra e jo luftë”

Një aeroplan i vogël në Poloni ka arritur të “shkruaj” në ajër fjalinë “bëni birra e jo luftë”.

Pasi u ngrit në ajër në qytetin Poznan të Polonisë, fluturakja me dy ulëse fillimisht u kthye drejt perëndimit – para se të fillonte të “shkruante” shkronjat e para, transmeton Telegrafi.

Gjatë fluturimit pothuajse katër-orësh, fluturakja arriti të fluturojë mbi 100 milje – ku më pas sërish zbriti në Poznan.

Lexo po ashtu Pavarësisht që Moskës nuk i bëjnë përshtypje ushtarët e vrarë rusë, Ukraina po i grumbullon dhe ruan nëpër trenat frigoriferë

Mijëra përdorues ishin aktiv në flightradar24.com, ueb-faqe kjo që përcjell fluturimet në mbarë botën.

E ky veprim i pilotit vjen në kohën kur janë rritur tensionet në tërë Evropën, si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/