Një aeroplan i vogël në Poloni ka arritur të “shkruaj” në ajër fjalinë “bëni birra e jo luftë”.
Pasi u ngrit në ajër në qytetin Poznan të Polonisë, fluturakja me dy ulëse fillimisht u kthye drejt perëndimit – para se të fillonte të “shkruante” shkronjat e para, transmeton Telegrafi.
Gjatë fluturimit pothuajse katër-orësh, fluturakja arriti të fluturojë mbi 100 milje – ku më pas sërish zbriti në Poznan.
Mijëra përdorues ishin aktiv në flightradar24.com, ueb-faqe kjo që përcjell fluturimet në mbarë botën.
E ky veprim i pilotit vjen në kohën kur janë rritur tensionet në tërë Evropën, si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/