Telegrafi

Pikëpamje kontradiktore në Rusi për një kundërofensivë në Ukrainë

Ka pikëpamje kontradiktore në Rusi nëse duhet të nisë apo jo një kundërofensivë në Ukrainë, ka thënë një zyrtar amerikan.

Zyrtari i lartë i departamentit të shtetit, i cili po fliste në kushte anonimiteti, u tha gazetarëve se kishte një ndryshim në mendime kur bëhej fjalë për strategjinë e ardhshme të Kremlinit në Ukrainë.

Por ata përsëritën se Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen e tij për Kievin, pavarësisht se cili skenar do të ndodhë, raporton skynews.

“Sigurisht që ka disa (brenda Rusisë) që mendoj se do të dëshironin të ndiqnin ofensivën në Ukrainë”, tha zyrtari.

“Ka të tjerë që kanë pyetje reale në lidhje me kapacitetin e Rusisë për ta bërë këtë”, shtoi ai.

Javën e kaluar, gjenerali më i lartë i Ukrainës, Valery Zaluzhniy, i tha theeconomist se Rusia po përgatiste 200 mijë trupa të reja për një ofensivë të madhe që mund të vinte nga lindja, jugu apo edhe nga Bjellorusia. /Telegrafi/