Telegrafi

Me pikë të njëjta, por falë goldallimit shpallet kampioni: Super kompjuteri parashikon se kush e fiton Ligën Premier

Super kompjuteri ka parashikuar tabelën përfundimtare të Ligës Premier me Arsenalin në krye të tabelës falë goldallimit më të mirë.

Gunners mbajtën ritmin në krye të tabelës mbrëmë duke mposhtur 6-0 Sheffield United në Bramall Lane.

Fitorja e Arsenalit i bëri ata të ngjiten në vendin e tretë, një pikë larg kampionit Manchester City dhe dy pas liderit Liverpoolit.

Lexo po ashtu Guardiola emëron lojtarin më të mirë në Ligën Premier

Boffins dhe Bettingexpert përmes një super kompjuteri kanë shfaqur tabelën finale, ku sipas tyre Arsenali shpallet kampion, me skuadrën që drejtohet nga Mikel Arteta me pikë të njëjta me Liverpoolin – nga 86 të dyja, por që Gunners kanë goldiferencën më të mirë.

Me vetëm dy pikë dallim dhe në vendin e tretë, gjendet Manchester City, ndërsa në top katërshe përfundon Aston Villa me dy pikë më pak se Citizens.

Lexo po ashtu A dëshiron Tuchel të kthehet te Chelsea?

Në vendet pesë dhe gjashtë janë Tottenhami dhe Manchester United me 66 pikë, respektivisht 57-të, e më pas janë Newcastle United dhe Chelsea.

Nga Liga Premier për në Championship pritet të bien Luton, Burnley dhe Sheffield United. /Telegrafi/