Sky Sport Italia raporton se Federico Chiesa duhet ta vazhdojë kontratën me Fiorentinan, para se të transferohet te Juventusi.
Sipas mediumit italian, kjo është pikë që po e vonon arritjen e marrëveshjes që anësori italian t’i bashkohet kampionit të Serie A.
Dy klubet thuhet të kenë arritur marrëveshje për huazim dyvjeçar për 10 milionë euro (dy milionë euro për vitin e parë dhe tetë milionë euro për vitin e dytë).
Pastaj në marrëveshje është opsioni për blerje për 50 milionë euro, i cili mund të bëhet i obligueshëm nëse arrihen disa kushte: Nëse Chiesa luan 60 për qind të ndeshjeve për së paku 30 minuta ose nëse shënon 10 gola ose nëse dhuron 10 asistime.
Një tjetër kush lehtë i arritshëm është në rast se Juventusi përfundon në top katërshe, atëherë detyrohet ta blejë Chiesan.
Problemi, sipas ekspertit të Sky, Gianluca Di Marzio, qëndron te kontrata e 22-vjeçarit me Fiorentinan, e cila është valide deri në vitin 2022. Prandaj, ai duhet fillimisht ta vazhdojë kontratën me Violan dhe pastaj të huazohet te Bianconerët.
Por, që ta nënshkruajë kontratën, Chiesa dëshiron të përfshihet e njëjta pagë të cilën do ta merrte te Juventusi, ndërsa Fiorentina heziton ta pranojë këtë kusht.
Afati i fundit i transferimeve në Itali është të premten (5 tetor) në ora 20:00. /Telegrafi/